Pedagogët në javën e tretë të bojkotit: Do të hyjmë në greve urie

 

Në protestën e tretë kombëtare të zhvilluar këtë të hënë, pedagogët i kanë lënë afat qeverisë dy ditë t’u kthejë përgjigje për kërkesat e tyre. Në të kundërt ata paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë urie.

Dy ditë afat i kanë lënë pedagogët qeverisë për t’i kthyer përgjigje për kërkesat e tyre, në të kundërt do të hyjnë në grevë urie.

 “Qeveria ka edhe dy ditë kohë që të zgjidhë të gjithë kërkesat tona përndryshe ditën e mërkurë do të vijmë  të gjithë këtu dhe do të hyjmë në një grevë urie.” – u shprehën pedagogët, Raporton Fjona Cela.

Teksa kanë hyrë në javën e tretë të bojkotit të procesit mësimor, pedagogët vijojnë të bëjnë thirrje për plotësim të kërkesave, ndërsa po mendohet edhe për zëvendësimin e orëve të humbura mësimore për studentët.

Përfaqësues të Sindikatës së Pedagogëve kanë protestuar prej rreth 2 muajsh duke bërë thirrje për plotësim të kërkesave, ndërsa së fundmi kanë vendosur për përshkallëzim të protestave nëse nga qeveria nuk merret asnjë masë konkrete për realizimin e tyre.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme