Peja, kampion i punësimeve me kontrata të veçanta

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit 2016 Komuna e Pejës kishte angazhuar 228 punëtorë me kontrata të veçanta dhe me kontrata për detyra specifike. Në raport me vitin paraprak Komuna ka rritur punësimin në këtë formë për 257 për qind, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Shuma të mëdha parash të buxhetit të shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për të punësuarit me kontrata të veçanta, të cilët janë punësuar nëpër institucione qendrore e lokale pa iu nënshtruar procedurave të rekrutimit të parapara me ligj.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin e auditimit “Marrëveshjet për Shërbime të Veçanta dhe Kontratat e Punës për detyra Specifike” ka gjetur se një numër i madh i komunave, por edhe i institucioneve qendrore, kanë angazhuar një numër të madh të punëtorëve në këtë formë, duke shpenzuar kështu nga buxheti i shtetit miliona euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme