Gazetari nga Shqipëria Çim Peka thotë se në Shqipëri zakonisht nuk ka interes për atë që ndodh në Kosovë.
Por ai thotë se fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e kaluara ndryshoi pak këtë qasje.
“Qeverisja 40 ditore e Kurtit në Kosovë u pa si trend edhe në Shqipëri. Në fakt edhe në Shqipëri duan rotacion por rotacioni nuk po ndodh. Nuk është se në Shqipëri e simpatizuan Kurtin, por kishte një simpati për një rebelim politik edhe në Shqipëri. Edhe në Shqipëri e duan një politikan kundër establishmentit, gjë që në Shqipëri nuk po ndodh”, tha ai në “Debat Plus”.
Peka thotë se në Shqipëri nuk është se ka një lider të ri politik që mezi po presin ta votojnë.
“Albin Kurti e ktheu në trend edhe në Shqipëri situatën politike në Kosovë. Pra, falë Kurtit u shtua interesi për Kosovën edhe në Shqipëri”, deklaroi Peka.