Komandanti i policisë në Gjakovë, Krist Gjokaj informoi se pelegrinët ortodoksë serbë, të cilat janë shpërngulur në Serbi nga ai rajon, sot nuk do ta vizitojnë manastirin në atë qytet.
Gjokaj deklaroi se autoritetet nuk kanë marrë kërkesë për vizitë nga ana e serbëve të shpërngulur, të cilët tradicionalisht gjatë festave ortodokse Buzmi dhe Krishtlindjet vijnë që t’i vizitojnë objektet e atjeshme fetare dhe pronat e tyre të braktisura.
“Nuk jemi njoftuar zyrtarisht se do të vijnë dhe assesi nuk do të vijnë pasi paralajmërim zyrtar deri tani nuk ka”, deklaroi Gjokaj në protestën e shqiptarëve para kishës ortodokse në Gjakovë.
Disa organizata joqeveritare dhe shoqata qytetare të shqiptarëve kosovarë organizuan në mëngjes në Gjakovë protestë kundër vizitës së pelegrinëve serbë, me arsye se shumica e këtyre besimtarëve janë pjesëtarë të mëparshëm të njësive policore dhe paramilitare serbe, të cilët kanë kryer krime ndaj popullatës serbe në luftën në periudhën 1998-99.