“Guximi juaj, veçanërisht në ballafaqim me presionin rus, e inspiron botën dhe unë ju lavdëroj për këtë”, tha Pence gjatë darkës me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe me liderët e tjerë të këtij vendi.
Mike Pence tha se udhëtimi i tij në këtë vend të vogël me 620 mijë banorë është “testament për faktin se Amerika nuk ka aleatë të vogël, por ka vetëm aleatë të fortë”.
Zyrtari i lartë amerikan arriti në Mal të Zi, që është anëtari më i ri i NATO-s, pas vizitës në Gjeorgji, ku ai e kritikoi “okupimin” e Rusisë të territorit gjeorgjian, prej luftës së shkurtër në vitin 2008.