Pendarovski: Biseduam për integrimin e vendit tonë në BE

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski pas takimit me homologun e tij italian, Sergio Mattarella deklaroi se kanë biseduar për gjendjen aktuale në Ballkanin Perëndimorë, krizën energjetike dhe integrimin e vendit tonë në BE.

“Një nga temat për të cilat biseduam ishte edhe procesi i integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Publikisht falënderoj Italinë për mbështetjen në këtë rrugë. Si aleatë në NATO këmbyem mendime për luftën në Ukrainë dhe ri-afirmuam thirrjen për ndërprerjen e këtij konflikti. Kërkova mbështetjen e presidentit Mattarella për krizën energjetike”, tha Pendarovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme