Presidneti i shtetit Stevo Pendarovski, në deklaratën e tij pas mbledhjes së Këshilit të Sigurisë drejtoi një apel deri tek anëtarët e Komisonit të Historisë nga pala bullgare që tu shmangen deklaratave publike dhe të fokusohen në punë konkrete.
– Advertisements –
“Në të kaluarën theksi ishte në Komisionin e Historisë, ndërkohë që qasje e re, që e përshëndetëm të gjithë ishte që Komisioni i Historisë të jetë njëra nga 5 komisionet. Ajo që besoj se do ta rrëndojë punën e Komisionit të Historisë është retorika e anëtarëve të Komisionit të Historisë nga pala bullgare. Kam një këshillë deri tek të gjithë ata, më pak fjalë në media dhe më shumë punë dhe rezultate konkrete”, tha Pendarovski.