Pendarovski: Në Marrëveshjen me Bullgarinë, nuk ka pjesë që thotë se duhet të debatojmë për prejardhjen dhe gjuhën

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se kërkesat bullgare janë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe se nuk janë pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, të nënshkruar në vitin 2017.

Në një intervistëpër televizionin austriak ORF, Pendarovski thotë strukturat e njëjta politike që ka nënshkruar këtë Marrëveshje në Sofje, tani po dalin jashtë parametrave të Marrëveshjes.

“Askund në Marrëveshjen e vitit 2017 nuk ka asnjë shkronjë të vetme, jo më ndonjë aline, paragraf ose preambulë, ndonjë pjesë që thotë se ne në bisedimet bilaterale duhet të debatojmë për origjinën tonë etnike, për prejardhjen e Maqedonasve. Nuk ka asnjë shkronjë të vetme, pjesë, aline, që dikush të thotë se duhet të negociojmë me palën Bullgare, për atë nëse gjuha që flas unë tani është maqedonase apo jo”, deklaroi Pendarovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme