Pendarovski për klubin kontestues në Manastir: “Faji” është edhe te institucionet tona

 

Për presidentin Stevo Pendarovski, ngjarja me hapjen e klubit Vanço Mihajllov në Sofje është kontroverse për dy arsye kryesore.

Në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, Pendarovski ia drejtoi vërejtjet e tij institucioneve tona, por edhe delegacionit nga Bullgaria.

“Për mendimin tim, dy momente janë të diskutueshme. Së pari emri dhe mbi të gjitha emri, më duhet të them se këtu faji është i institucioneve tona që kanë regjistruar institucion në fushën e kulturës me këtë emër dhe e faji i dytë, për mendimin tim, është struktura e delegacionit që ka ardhur nga Bullgaria…nëse në ekip është një person si Karakaçanov apo Zaharieva, që janë arkitektët e kësaj mosmarrëveshjeje, të kësaj bllokade nga Bullgaria”, thotë Pendarovski./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme