Sot në ora 12:00, Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në kabinetin e tij do të mbledh Këshillin e Sigurisë ku do të shqyrtohet propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Në mbledhje krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Dje, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar për mediat një pjesë përbërëse të propozimit francez, duke thënë se i njejti nuk cenon askund gjuhën maqedonase, ndërsa kritikat e opozitës maqedonase i quajti vetëm spekulime të pabaza.