Pendarovski takoi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti një delegacion të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, pjesëmarrës në takimin e dytë “Roli i deputetëve gjatë procesit të negociatave” në kuadër të projektit “Forcimi i ekspertizës dhe kapaciteteve të deputetëve në raport me BE-në, procesi i anëtarësimit”, i cili mbahet në Shkup.
Presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet e planifikuara në kuadër të projektit, i cili realizohet me mbështetjen e Fondacionit Fridrih Ebert.

“Në takim, Pendarovski theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave në fushën e integrimeve evropiane, duke pasur parasysh fillimin e negociatave për anëtarësim të të dyja vendeve. Në takim u diskutua për situatën në rajon e më gjerë, duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës dhe krizën energjetike”, njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme