Presidenti i vendit Stevo Pendarovski deklaroi se për momentin nuk duhet hapur Kushtetuta e vendit, por sipas tij në rast se kjo do të ndodh në një të ardhme të afërt, atëherë duhet të bëhet me konsensus të të gjitha partive politike në Kuvend.
– Advertisements –
“Në pjesën politikë gjithmonë është problematike kur e hapim Kushtetutën. Qëndrimi imë është që ne Kushtetutën në vitet e kaluara shumë shpesh e kemi hapur. Kushtetuta nuk duhet hapur shumë shpesh. Kushtetuta duhet të hapet kur të ketë arsye për këtë”, tha Pendarovski.
Ndërkohë që sipas tij në të ardhmen një gjë e tillë mund të bëhet vetëm me konsensus të partive politike në Kuvend.