Lidhur me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor ka reaguar edhe presidenti i vendit duke nënvizuar se skenat e këtilla nuk i kanë hije një institucioni i cili ka rolë shumë të rëndësishëm në zgjedhjen, shkarkimin e gjykatësve dhe vlerësimin e punës së tyre.
“Po ndodhin skena që nuk i kanë hije institucionit i cili ka një rolë shumë të rëndësishëm në zgjedhjen, shkarkimin dhe vlerësimin e punës së gjykatësve , kujdesin për reputacionin e gjykatës si një faktor kyç për besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit. Përmes këtyre veprimeve, në mënyrë plotësuese ulet kredibiliteti, jo vetëm i Këshillit Gjyqësor, por edhe besimi i qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor”, thuhet në reagimin e Presidentit.