Ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, është penguar gjatë fjalimit që po e mbante sot në kuadër të “Javës së Gruas”.
Derisa Hoxha po e merrte fjalën në këtë aktivitet me temën lufta kundër korrupsionit fjalimi i saj, u pengua nga tri vajza të cilat në dorë po mbanin një pankartë më mbishkrimin “Dhurata je përly në krimin që e ke kryer”.
Mbishkrimi kishte edhe fotografinë e ish–aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Astrit Dehari, i cili kishte vdekur në burgun e Prizrenit, në rrethana të cilat ende nuk dihen saktë.
Pas këtij akti, aktivistet janë larguar nga ana e sigurimit, duke u nxjerrë jashtë sallës.
Ndryshe, VV-ja në seancën e fundit të Kosovës, e ka akuzuar ministren e Drejtësisë aso kohe, se nuk ka bërë asgjë në zbulimin e rastit të vdekjes-të cilën e quajnë si të dyshimtë-të ish–aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.