Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin e 6 deputetëve të PD nga Kuvendi. Ky vendim erdhi pas kërkesës së PS për shkak se deputetwt krijuan kaos dhe nuk lejuan zhvillimin normal të seancave parlamentare.
Konkretisht deputetët Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Sorina Koti janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Lindita Metalia me 5 ditë dhe Greta Bardeli me 3 ditë.
I pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Etikës ishte edhe deputeti Edmond Spaho, i cili e cilësoi skandaloze përjashtimin e depuetëve të opozitës, ku sipas tij vetëm po kërkonin të mbanin fjalën e tyre që u takon me ligj.
Edhe pse mbledhja ishte jashtë pranisë së mediave, Spaho ka vendosur që fjalën e tij ta jap live në facebook, ku tha se përjashtimi I tillë I deputetëve të opozitës është e paprecedentë dhe ndodh vetëm “në Republikën e Surrelit ku kryeministri pezullon të drejtat kushtetuese të opozitës sipas oreksit të tij”.
Për Spahon , kryeministri duhet të jap sqarime lidhur me çështjen McGonigal, të lejojë ngritjen e Komisionit Hetimor, ndërsa I bëri thirrje SPAK që të mos bëj sikur nuk ekziston.
“Mledhja zhvillohet ditën e parë të punës, dhe duhet ta kishit mbajtur dje. Kjo që po bëni është e jashtëligjshme. Do e ankimoj këtë shkelje në Gjykatën Administrative. Përveç arsyeve të tjera, s’dua që të lejohet që këtu të instalohet një diktaturë. Çfarë po kërkojmë ne që çuditeni ju që të flasim për këtë skandal të madh?! Çfarë ka ndodhur në SHBA? Po e heton Kongresi. Të njëjtën gjë kërkojmë dhe ne. SPAK nuk ekziston dhe nuk ka këllqe që të hetojë Edi Ramën, dhe të hetojë Kuvendin, ku së paku është opozita, që të hetojë faktet. As komisioni hetimor nuk merr, se e kemi provuar se si bllokohet ky komision. Me kë është takuar McGonigal? A ka ushtruar presion? A është takuar me ligjvënës?! “, tha Spaho.
Më herët edhe PD e cilësoi të paligjshëm kërkesën e PS për përjashtimin e deputetëve duke denoncuar se deputeti socialist Baftjar Zeqaj u kap duke shkelur Rregulloren e Kuvendit pasi votoi edhe për kolegen socialiste që nuk ndodhej në seancë.
Kërkesa për përjashtimin e tyre erdhi pasi në seancën parlamentare të 16 shkurtit deputetët e PD nuk lejuan zhvillimin normal të seancës duke bllokuar foltoren dhe fryrë bilbilave pa pushim, me argumentin se kërkonin praninë e kryeministrit Edi Ramapër të dhënë sqarime mbi çështjen “McGonigal”.