Pensionistët e Negotinës e kanë bllokuar daljen nga Negotina për në Gjevgjeli. Ata kërkojnë që pensioni minimal të jetë 20 mijë denarë. Sipas tyre rritja lineare duhet të jetë 5 mijë denarë për çdo pensionist.
“Ne duhet të durojmë dhe të qëndrojmë pranë vendimeve tona. Nuk duhet të dorëzohemi”, tha pensionistja Kata Apostolova.
Derisa pensionisti Metodi Petrov, përfaqësues i Bordit iniciativë për të drejta më të mëdha për pensionistët, bëri thirrje për një masë më të madhe, për të korrigjuar padrejtësinë e bërë ndaj tyre.
Në vendin e ngjarjes qarkullimi rregullohet nga zyrtarët e policisë. Lëshohen vetëm rastet urgjente. Automjetet që kalojnë transit në këtë seksion pranë sallës së sportit devijohen në rrugë alternative.