Për 24 orë në Kosovë u shqiptuan 1 mijë e 326 tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëshit të fundit, në vend janë shqiptuar 1 mijë e 326 tiketa trafiku, ndërkaq janë arrestuar 20 persona, shkruan Gazeta Express

Gjatë ditës së martë, në Kosovë kanë ndodhur 23 aksidente në komunikacion, ku 13 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar.

Nëpër rrugët e vendit, policia ka shqiptuar 1 mijë e 326 tiketa trafiku, ndërkaq janë arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme.

Në mbajtje janë dërguar 11 persona, ndërkaq 4 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit, bën të ditur policia./GazetaExpress

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme