Derisa Franca po përpiqet të përballet me krizën, presidenti i saj, Emanuel Macron, vetëm për grim ka shpenzuar për tre muaj 26,000 euro sipas agjencive franceze.
Për tre muajt e parë të qëndrimit të Macron në Pallatin Elysee, Sekretari i Përgjithshëm i pallatit presidencial për shërbimet e kryera këtë lloj ka pranuar dy fatura për kreun e shtetit, një deri në 10,000 euro dhe e dyta 16,000, njofton Sakte.net
Ndryshe nga paraardhësit e tij, Macron nuk ka punësuar grime me orarë të plotë, por e thërret atë sipas nevojës. E, nëse i referohemi shumës së faturave, atëherë del se presidenti francez ka nevojë shpesh për grim.
Publiku francez ishte tmerruar kur kohë më parë u bë e ditur se ish-presidenti Francois Hollande kishte një floktar personal me një pagë prej 10,000 euro në muaj, i cili ishte në dispozicion për 24 orë./Sakte.net