Për 6 muaj në QKUK janë kryer 610 koronarografi dhe 450 stentime

Përkundër sfidave dhe vështirësive evidente, në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të Shërbimit Spitalor të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 610 koronarografi dhe 450 stentime dhe 300 balonime (PTCA).

Kjo punë është kryer nga shtatë specialistë të kardiologjisë invazive dhe 5 infermierë, përderisa nga statistika vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës, për shkak se nga muaji shkurt, pas rregullit të aparatit ky shërbim ka filluar të punojë 12 orë.
Nga parallogaritja e shërbimeve rezulton se janë kursyer rreth 2 milionë euro nga buxheti për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme