Për 9 den më lirë, pritjet të gjata edhe në mesnatë për derivate, shkruan Alsat.
Pamjet vijnë nga Kumanova, ku shihen makina të shumta duke pritur për derivate.
Krejt kjo vjen pasi që, për shkak të kthimit të TVSH-së nga 10 në 18 për qind dhe ndryshimit të akcizës benzina dhe dizeli pritet të shtrenjtohen nga 9 deri në 10 denarë.
Kjo u konfirmuar edhe nga KRRE.
“Duke pasur parasysh se sonte në mesnatë skadon kohëzgjatja e uljes së akcizës dhe tatimit mbi vlerën e shtuar për derivatet përkatëse të naftës, Komisioni Rregullativ për Energji ka miratuar vendim me të cilin rriten çmimet me pakicë të derivative të naftës me një mesatare prej 7.96%, nga mesnata”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.
Këto janë çmimet e reja:
Benzin EUROSUPER BS – 95 104.00 (dena/litër)
Benzin EUROSUPER BS – 98 106,50 (dena/litër)
Dizel EURODIESEL BS (DE V) 95.00 (denarë / litër)
Vaj për djegie (EL-1) 93.00 (den/litër)