Për auditimin e partive politike, BE-ja rekomandon që të konsultohet Komisioni i Venecias

Zyra e BE-së në Kosovë ka rekomanduar që për modelin e përzgjedhjes së auditorëve për auditimin e financave të partive politike të konsultohet Komisioni i Venecias, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë konsultim zyrtar nga Qeveria kanë thënë se do ta bëjnë pasi që të hartojnë një draft të Projektligjit për financimin e partive politike, ndërkohë që kryetari i Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, Driton Selmanaj, ka thënë se nëse këtë nuk e bën Qeveria atëherë do ta bëjnë ata kur Projektligji t’u shkojë në Kuvend.

Qeveria në fillim të këtij muaji ka miratuar koncept-dokumentin për financimin e partive politike, në të cilin rekomandohet që auditorët të përzgjidhen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo gjë është kundërshtuar nga drejtoresha e Zyrës për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, Miradije Mavriqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme