Shteti i Bjellorusisë ia ka dhuruar Serbisë katër avionë luftarak “Mig-29”, të cilët pas një remonti do të modernizohen sipas modelit të njëjtë të 6 avionëve tjerë luftarakë që i janë dhuruar nga Rusia, ka deklaruar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin
Vulin ka shtuar se dhurimi i këtyre avionëve është pas një marrëveshje mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe atij bjellorus, Alekdandër Llukashenko.
Ministri serb i Mbrojtjes ka bërë të ditur se për një vit Serbia do të ketë avionë të modernizuar “mig-29”, si dhe do të arrijnë helikopterët e parë “H-145M”, përcjell “Zeri.info”.
Ministri serb i Mbrojtjes ka potencuar se ekzistojnë tentime për shkeljen e hapësirës ajrore të Serbisë, të cilat siç ka thënë ai janë zbuluar dhe parandaluar.