Për disa media që po heshtin për sukseset e Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë që e udhëheq Alternativa

Informoni të vërtetën edhe nëse ajo është e hidhur. Ministria Kulturës prej se e udhëheq Alëternativa, me ish-ministrin Asaf Ademi dhe tani, Hysni Ismaili, ka arritur që mbi 40% të projekteve, si kurrë më parë t`ua ndajë shqiptarëve.

Këta ministra, kanë destinuar me miliona denarë për investime kapitale në vendbanimet shqiptare për ndërtim dhe rekonstruim të institucioneve të kulturës. Janë themeluar Institucione, pastaj punësime të reja në kulturë, – financim të projektve me interes kombëtar duke i ndarë mjetet në bazë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat e kursesi në baza partiake, por kanë fituar shqiptarët. Këtë mund ta dëshmojnë edhe vet ata që kanë qenë pjesë e këtyre projekteve.

Për një udhëheqje të tillë duhet përgëzuar dy ministrant dhe stafin e tyre, duke patur parasysh edhe kreun e partisë e cila ka emëruar njerëz të përshtatshëm në vendin e duhur, duke ua lënë duart e lira atyre të veprojnë drejtë në të mirë të shoqërisë. Kjo duhet të përshëndetet dhe të shpërblehet.

Mos informimi i drejtë i disa mediave apo heshtja e tyre për sukseset e Ministrisë së Kulturës që udhëheq Alternativa, nuk shkon në favor të shoqërisë e hiq më pak të shqiptarëve, por përkundrazi e dëmton atë, sepse ju në njëfarë mënyre po i ndihmoni të keqës, për interesat t`uaja personale ose grupore. / Iljasa Abazi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme