Për dy ditë, dy raportime për sulm dhe dhunë seksuale ndaj të miturve, njëra vajzë 13-vjeç dhe tjetri djalë 11-vjeç – Paraburgim për të dyshuarit

Gazetar: Suad Bajrami

Një 22-vjeçar nga Gostivari me inicialet B.M. ka përfunduar në paraburgim pasi e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale një vajzë të mitur 13 vjeçare me të cilën është njohur paraprakisht në rrjete sociale, shkruan Alsat.

Rasti në polici është paraqitur nga nëna e viktimës. I dyshuari ngarkohet për vepër që sipas Kodit Penal është e ndëshkueshme me së paku 8 vjet burg.

“Me viktimën janë njohur nëpërmjet aplikacionit “Snap Chat” dhe kanë filluar të kontaktojnë dhe të shihen. Kur vajza nuk ka dëshiruar më të shihet me atë, i dyshuari ka kryer trysni dhe në ditën kritike e ka detyruar t’i lë shokët dhe të hyjë në automjet. Pastaj ia ka marrë telefonin celular, e ka detyruar për marrëdhënie kundër vullnetit të saj, duke e kërcënuar që të mos i tregojë askujt”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Ndërkohë në orët e hershme të mëngjesit të 3 janarit, është arrestuar 23-vjeçari me inicialet B.N. nga fshati Zhelinë nën dyshimin për kryerje të veprime gjinore ndaj një djaloshi 11-vjeçar.

Rasti është paraqitur nga babai i viktimës i cili ka deklaruar se i dyshuari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me djalin e tij dhe ka masturbuar para tij. Raportuesi, siç njoftojnë nga SPB e Tetovës e ka gjetur personin B.N. në momentin kur kishte tentuar të kryejë marrëdhënie dhe e ka sulmuar fizikisht.

Nga Prokuroria njoftojnë se të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit 30-ditor. Vepra për të cilën ngarkohet i dyshuari parashikon dënime me burg prej minimalisht 10 vjet burg.

“I dyshuari, në orët e mbrëmjes e ka ndaluar fëmijën 11-vjeçar dhe me forcë e ka futur në një objekt në ndërtim në afërsi të shtëpisë së tij në Zhelinë, dhe ka filluar para tij të kryejë veprime tjera gjinore. Fëmija ka bërtitur për ndihmë, por i dyshuari nuk e ka lejuar të largohet, derisa thirrjet nuk i ka dëgjuar babai i fëmijës dhe është drejtuar kah ata, pas çka i dyshuari është arratisur. Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Gjykatësi e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe ka miratuar vendim me të cilin i është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Veprat penale për sulm gjinor ndaj fëmijëve që nuk kanë mbushur 14 vjet, janë mjaft serioze për çka edhe ndëshkimet lëvizin prej 8 e deri mbi 10 vjet burg, varësisht rastit dhe rrethanave.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga viti 2010 deri në vitin 2023, janë regjistruar gjithsej 523 raste të sulmit gjinor ndaj fëmijëve nën 14-vjeç. Siç mund ta shihni në tabelë, viti me numrin më të madh të rasteve të regjistruar është 2010-ta me 60, ndërkaq më së paku ka pasur në vitin 2022, gjegjësisht 25. Në vitin 2023, janë regjistruar gjithsej 34 raste. Fenomeni mbetet mjaft shqetësues, duke e pasur parasysh se këto numra janë vetëm të dhëna zyrtare të rasteve të paraqitura. Megjithatë, nuk mund të dihet se sa është numri i rasteve që nuk paraqiten, sidomos duke pasur parasysh se viktimat e këtij delikti janë fëmijë të moshës së mitur të cilët mund të jenë nën ndikimit të frikës dhe kërcënimit./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme