Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës e Qeverisë së Serbisë, Zorana Mihajloviq, e ka refuzuar ftesën e Ambasadorit Amerikan në Beograd, Kajl Skot, që të marrë pjesë në shfaqjen e një trupe amerikane të baletit në Festivalin e Vallëzimit në Beograd.
Shkak për këtë ishte arrestimi i Marko Gjuriqit në Kosovë.
“Për shkak të këtyre veprimeve shokuese dhe të papranueshme ndaj një anëtari të Qeverisë së Serbisë, nuk mund ta pranoj ftesën tuaj për ta shikuar shfaqjen e trupës amerikane”.