Për grabitjen në Rinas, pas ish-imamit në pranga edhe kasapi nga Kruja

Sot do të dalin para Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë për t’u njohur me masën e sigurisë tre nga katër të arrestuarit e tjerë të grabitjes në Rinas, më 9 prill, pasi Alkond Bengasi ishte dje, ku pranoi që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.

Para gjykatës do të dalin sot Renaldo Sula, 25 vjeç, Saimir Çela 28 vjeç dhe Oltian Veseli, 38 vjeç, banues në Krujë, i cili është një nga personat e grupit që ishte brenda në aeroport në momentin e grabitjes.

Por kush është Olti Veseli, myslimani radikal që u përzgjodh nga Al Kaeda. Nga izolimi në burgjet famëkeqe të Afganistanit, te hetimet e amerikanëve, Shqiptarja.com zbuloi të kaluarën kriminale të tij.

Përreth 1 vit, para se të nisej në Afganistan, Veseli ka qenë edhe imam i vetëshpallur në xhaminë e Krujës, në zonën e Kalasë. Ai nuk ka qenë asnjëherë imam i vendosur nga KMSH-ja në Krujë, por i vetëshpallur.

Deri tani janë arrestuar pesë persona për grabitjen; Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja dyshohet se janë autorë, ndërsa Alkond Bengasi (i penduar i drejtësisë), Saimir Çela dhe Renaldo Sula akuzohen si bashkëpunëtorë. Në kërkim janë; Talo Çela, Klement Çala, Eldi Çala, Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie, Aleks Pepa dhe dy të tjerë. Ndërkohë që koka e grupit, Admir Murataj nga Tropoja, i arratisur në 2013 nga burgu grek u vra gjatë shkëmbimit me policinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme