Për herë të parë në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup zgjidhet dekan një shqiptar!

Sot, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, në fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup – “Shën Kirili dhe Metodi”, është zgjedhur si dekan, prof. Besfort Idrizi. Kështu duke e zgjedhur një shqiptar si të parin e këtij institucioni duket se tashmë janë thyer shumë tabu, që deri para disa kohësh ishin të paarritshme për etnitetet tjera në shtetin tonë.
Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Idrizit:
“Sot, nga ana e profesorëve të Fakultetit të Arteve Dramatike Shkup u zgjodha dekan i fakultetit. Me besimin e kësaj detyre, jo vetëm që më është bërë një nder i jashtëzakonshëm, por njëkohësisht e pranoj si detyrë me obligim të madh moral, sidomos duke e pasur parasysh që do duhet të udhëheq me institucionin ku unë kam studiuar, dhe ku kolegë i kam profesorët e mi nga të cilët mësova dhe vazhdoj të mësoj. Obligim akoma më të madh ndjej ndaj studentëve, të tanishëm dhe të ardhshëm, të cilët janë shpirti i fakultetit dhe të cilëve duhet t’u ofrojmë studime cilësore si parakusht për ardhmërinë e tyre të ndritshme.
Uroj që klima e sotme pozitive të na ndjek gjithmonë dhe të mundemi bashkërisht të krijojmë kushte më të mira për punë dhe studim, si dhe të prodhojmë kuadro me të cilat të gjithë do të krenohemi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme