Për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, Japonia aktivizon Marinën

Japonia ka aktivizuar të shtunën njësinë e saj të parë të Marinës, që pas Luftës së Dytë Botërore, të trajnuar për të zmbrapsur ata që do të tentojnë të pushtojnë ishujt japonezë përgjatë brigjeve të detit të Kinës Lindore, që Tokio druan se janë vulnerabël ndaj sulmeve të Kinës.

Në një ceremoni të mbajtur në bazën ushtarake afër Sasebos, në ishullin jugperëndimor Kyushu, rreth 1.500 pjesëtarë të Brigadës amfibe të dislokimit të shpejtë demonstruan aftësitë e tyre, transmeton tch.

“Falë situtës së sigurisë përreth vendit, mbrojtja e ishujve tanë është bërë një element kyç”, tha zëvendësministri japonez i Mbrojtjes.

Formacioni i Brigadës detare të Japonisë është i polemizuar, pasi njësitë amfibe mund të demonstrojnë forcë ushtarake dhe sipas kritikëve mund të përdoren për të kërcënuar fqinjët e Japonisë.

Sipas Kushtetutës së saj të pas Luftës së Dytë Botërore, Japonia ka hequr dorë nga e drejta për të shpallur apo për t’u angazhuar në luftë, por duket se tendenca tani po ndryshon.

Kina, që dominon detin e Kinës Jugore, sidoqoftë ka lënë pas shpenzimet e Japonisë në mbrojtje. Në vitin 2018, Pekini, që pretendon se zotëron një grup ishujsh të pabanuar në detin e Kinës Lindore, të kontrolluar nga Tokio, do të shpenzojë rreth 176 miliardë dollarë për Forcat e saj të Armatosura, tri herë më shumë sesa Japonia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme