Për një vit Prokuroria e Shtetit vetëm një aktakuzë të profilit të lartë

Për 11 muaj Prokuroria e Shtetit ka arritur ta dërgojë për akuza për korrupsion vetëm një zyrtar të lartë. Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, është vetëm zyrtar i lartë, i cili nga vitit 2017 po përballet me drejtësinë. Prokuroria e Shtetit prej 1 janarit të vitit 2017 deri më 12 dhjetor ka ngritur edhe dy aktakuza të tjera të nivelit të lartë.

Por aktakuza kundër ish-kryetarit të Gjakovës, Pal Lekaj, dhe aktakuza kundër ish- ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jetviq, janë hedhur poshtë nga gjykata pa u trajtuar fare me arsyetimin se Prokuroria e Shtetit nuk kishte argumentuar se zyrtarët e akuzuar kishin kryer veprat siç pretendohej në aktakuza, shkruan sot “Koha Ditore”.

15 aktakuza të tjera të ngritura gjatë këtij viti i takojnë nivelit të ulët ose të mesëm. Kësisoj ky institucion mbyll një vit kalendarik me vetëm një ish-kryetar komune të akuzuar dhe 15 aktakuza të zyrtarëve që akuzohen për keqpërdorim në nivel spitalesh a drejtorish komunale.

Megjithatë pa rezultate, Prokuroria e Shtetit pretendon se kanë rezultate në luftimin e korrupsionit. Koordinatori nacional kundër krimeve ekonomike në Prokurorinë e Shtetit, Shqipdon Fazliu, kur është pyetur për rezultatet e vitit 2017, ka përmendur vetëm një rast… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme