Për pesë vite kaq viza i dhanë kosovarëve Gjermania dhe Zvicra

Kosova është vendi i vetëm Evropian si dhe në rajon që ende nuk ka liberalizim të vizave dhe kështu qytetarët ende duhet të marrin viza Schengen për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.


Këtu janë disa të dhëna sa viza kanë marrë kosovarët dhe sa prej tyre u janë refuzuar nga viti 2014 deri më 2018, shkruan REL.

Në vitin 2014 kanë aplikuar 74 285 persona, ku 56 mijë kanë marrë përgjigje pozitive, derisa mbi 17 mijë ishin refuzuar. Në vitin 2015, kanë aplikuar mbi 80 mijë persona, ku afër 65 mijë ishin pozitive, derisa mbi 15 mijë refuzime.

Ndërkohë, në vitin e kaluar aplikuan 90 840 persona, ku 71 257 u aprovuan dhe 19 631 u refuzuan. Zvicra nga viti 2014 deri më 2018, lëshoi 105 mijë viza, Gjermania 117 mijë dhe Greqia 28 mijë.

Ndryshe dje kryeministri i Kosovës dje uroi liberalizimin e vizave për kosovarët ku tha se ka marrë konfirmimin e Gjermanisë për një PO rreth liberalizmit të vizave për kosovarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme