“Për SASHK-un janë të rëndësishme vetëm paratë”

 

 

Është evidente se për SASHK-un janë të rëndësishme vetëm paratë. Nuk flasin për avancimin e të drejtave të të punësuarve, për kushtet për punë, zhvillim karriere etj. Ne për këtë flasim edhe së shpejti dhe do të ketë edhe ligj. Por, në takimet e sindikatën e vetmja gjë për të cilën është folur ka qenë harmonizimi i rrogave me pagën minimale, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

“E drejta e grevës është e rregulluar me Ligjin për marrëdhënie pune dhe marrëveshje kolektive për mbrojtje të fëmijëve dhe edukimit. Ata janë të prerë se punëdhënësit i paguan kontributet, por rrogën neto të çdo punonjësi duhet ta paguajë SASHK-u. Jo që nuk dëshiron, shteti nuk ka bazë se si ta paguajë pagën”, tha Trençevska.

Ajo shtoi se nga të punësuarit në kopshte është kërkuar që të mbahet evidencë kush mban grevë për punëdhënësin, gjegjësisht shteti të mund t’u paguajë paga atyre të cilët rregullisht kanë shkuar në punë, ndërsa të tjerët duhet ta kërkojnë pagën nga SASHK-u.

“Neni 240 e jep të drejtën e grevës, ndërsa neni 241 i përket asaj që sindikata duhet ta paguajë rrogën. Kjo është grevë  për kërkesë të avancimit të të drejtave të punëtorëve. Me vendimin për grevën SASHK-u thirret në harmonizim me pagën minimale, ndërsa ligji për pagën minimale ka afat prej gjashtë muajve për harmonizim”, tha Trençevska.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme