Serbia do të mund të përdorë masa radikale në marrëdhëniet me Shkupin dhe të tërheqë njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues nëse kryeministri i këtij vendi Zoran Zaev përmbush premtimin që ai e dha në Prishtinë se do të votohet për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, transmeton Koha.net.
Sipas informatave që thotë t’i ketë portali serb “novostionline”, Beogradi me vëmendje do të përcjellë hapat e Maqedonisë rreth deklarimit për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe se“ashtu si do të sillet Shkupi ndaj interesave të Beogradit,ashtu i do të sillet edhe Beogradi ndaj interesave të Shkupit”.
Sipas paralajmërimeve, Beogradi parimin e reciprocitetit me Shkupin mund ta aktivizojë që në vitin 2018.