Për shkak të kufizimeve të vendosura nga Izraeli ndaj palestinezëve që vijnë nga Bregu Perëndimor i pushtuar, vetëm 75.000 palestinezë falën namazin e xhumasë së fundit të Ramazanit në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.
Në një deklaratë nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit thuhet se rreth 75 mijë njerëz u rreshtuan në xhaminë Al-Aksa për namazin e xhumasë së fundit të Ramazanit.
Pavarësisht kufizimeve të policisë izraelite, palestinezët u nisën për në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar që nga orët e mëngjesit.
Policia izraelite ngriti barrikada në zonat përreth Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor ku ndodhet xhamia Al-Aksa dhe ushtroi kontrolle për karta identiteti dhe kontrolle trupore ndaj disa palestinezëve.
Thuhet se policia izraelite dërgoi të paktën 3.000 përforcime në Kudsin Lindor.
Disa palestinezë pas namazit të xhumasë qëndruan në xhaminë Al-Aksa për të çelur iftar këtu.
Në namazet e xhumave gjatë Ramazanit vitin e kaluar morën pjesë më shumë se 120 mijë njerëz, ndërsa në vitin 2023, 250 mijë njerëz. Numri i sotëm u regjistrua si numri më i ulët në dy vitet e fundit.