Për shkak të Listës Serbe, Ligji për liritë fetare rrezikon të mos kalojë në Kuvend

Me shumicë votash Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione ka dërguar për shqyrtim të dytë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për liritë fetare në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Por ai rrezikon të mos kalojë në Kuvend pasi që kundër tij ka dalë Lista Serbe. E për miratim të tij nevojiten edhe votat e dy të tretave të deputetëve të pakicave.

Arsyeja pse partia serbe ka dalë kundër është mospranimi i disa amendamenteve të propozuara nga ajo. Ndër amendamentet e Listës Serbe, që janë refuzuar nga deputetët e tjerë të Komisionit, kanë qenë edhe propozimi që zëvendësdrejtori i Zyrës përkatëse për bashkësitë fetare, në kuadër të Zyrës së kryeministrit, që parashihet të themelohet me këtë ligj, të jetë nga komuniteti serb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme