Deputeti i Listës serbe në Paralamentin e Kosovës Igor Simic ka deklaruar se taksat në mallin serbe e vështirësojnë jetën e serbëve në Kosovë dhe se masat e reja, të cilat janë paralajmëruar, “në mmënyrën më direkte do ta rrezikonin qëndrimin dhe ekzistencën e popullit serb”.
“As nuk mund ta parashikoni se çfarë mbështillet në kokat e ndezura në Prishtinë dhe cilat janë veprimet e ardhshme, të cilat në mënyrën më të drejtpërdrejtë do ta rrezikonin paqen e sigurinë e të gjithëve në Kosovës, sidomos të srbëve”, ka thënë Simic për RTS-in, transmeton GazetaMetro.net.
Simic ka shtuar se paqja nuk ka alternativë, por se serbët nuk mund të pranojnë shtypjen, e cila sipas tij, në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të rrezikojë ekzistencën e tyre fizike në Kosovë.
Për heqjen eventuale nga qarkullimi monetar të dunarit serb, ai ka thënë se kjo do të thotë se dikush në Prishtinë “ka vendosur të mos ketë paqe”.
Ai ka thënë se serbët do të vazhdojnë me protesta paqësore, ndërsa ka kërkuar nga Brukseli që ndikojë në Prishtinën për heqjen e masave.