Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pas një takimi me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dha mesazhin se për stabilitetin ndërkombëtar dhe rajonal është kusht që Bashkimi Evropian të bashkëpunojë me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri Çavuşoğlu u takua me Borrell-in në New York ku ai ndodhet për takimet e sesionit të 76-të të Asamblesë Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Në një deklaratë nga Twitter pas takimit, Çavuşoğlu tha se “Diskutuam për Afganistanin, Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-BE. Për stabilitetin ndërkombëtar dhe rajonal është kusht që BE-ja të bashkëpunojë me Turqinë”.
Në kuadrin e takimeve në New York, Çavuşoğlu, zhvilloi takime edhe me ministrin e Jashtëm të Angolës, Tete Antonio dhe ministrin e Jashtëm të Nigerit, Hassoumi Massaoudou.
Ndërsa në mbledhjen e Grupit të Kontaktit Xhammu-Kashmir të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), ministri Çavuşoğlu dha mesazhin se do të vazhdohet solidarizimi me popullin e Kashmirit.