“Për të shkuar në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë nuk mund të nisesh pa zinxhirë”

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Ka vazhduar edhe sot ndalesa për udhëtim në Mavrovë apo në Kodër të diellit për makinat e lehta që nuk janë të pajisura me zinxhirë. SPB e Tetovës, që në orët e hershme të mëngjesit, ka nxjerri dy patrulla, një tek teleferiku në rrugën për në Kodër të Diellit, dhe tjera të kyçja për në rrugë të Mavrovës, ku janë kontrolluar makinat nëse kanë apo jo pajisjet e duhura.

“Apeloj tek qytetarët që në këto rrugë të mos nisen pa pajisje dimërore pra pa zinxhirë, sepse mund të ngecin në rrugë dhe të bllokojnë gjithë trafikun. Kështu që me goma vere siç kemi hasur disa qytetarë, as të mos e mendojnë sepse, policia në pikënisjet tek teleferiku në KRD Tetovë dhe nisjen e rrugës për në Mavrovë, sepse policia bën kontrolle dhe këto makina do të kthehen dhe do kenë parashtresa përkatëse”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Ndërkohë sa i përket rrugëve të fshatrave të Malësisë së Sharrit, si në Tetovë po ashtu edhe në Gostivar, rrugët janë vështirë të kalueshme. Nga të dyja komunat janë shprehur se po punojnë në pastrimin e borës, ndërsa vështirëson pastrimin thonë nga Komuna e Tetovës dhe Gostivarit, reshjet e vazhdueshme të borës.

“Komuna e Tetovës po ndërmerr masat e duhura për pastrimin e rrugëve gjatë reshjeve të borës, por meqë reshjet janë të vazhdueshme kjo ë vështirëson pastrimin e borës në fshatrat e malësisë. Në disa pjesë kemi arritur të intervenojmë por duhet sërish të intervenohet. Është pastruar edhe në qytet, ku edhe do vazhdojmë të pastrojmë edhe trotuarët, siç ka filluar aksioni nga mbrëmë, ndërsa sot do vazhdohet me hedhjen e kripës”, u shpreh Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

“Gjatë ditës së djeshme komuna e Gostivarit vuri në funksion edhe operatorin ekonomik por edhe dy ndërmarrjet publike, dhe filluam me parapërgatitjet. Deri më tani gjitha rrugët në qytet dhe fshatra janë pastruar dhe janë të kalueshme. Sot u pastruan edhe katër fshatra më të largët malorë ku shkaku i reshjeve të mëdha të borës nuk arritën gjatë ditës së djeshme, dhe me këto fshatra të fundit i gjithë territori i Komunës së Gostivarit është i kalueshëm dhe është i pastruar nga bora”, u shpreh Valbon Limani, kryetar i komunës së Gostivarit.

Edhe pse nata e mbrëmshme ishte me paraqitje të ngricave nëpër rrugë, aksidente nuk ka pasur. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme