Për tri vite, 6000 kallëzime për prerjen e paligjshme të druve

Nga janari deri në nëntor të këtij viti policia pyjore ka ngritur gjithsej 1258 kallëzime për kundërvajtje dhe 97 kallëzime penale, për prerjen joligjore të druve. Janë konfiskuar përkohësisht 76 automjete mallrash, 207 automjete pasagjerësh, 42 traktorë, 49 traktorë rimorkio, 126 sharrë elektrike me motor dhe po ashtu janë konfiskuar 2148 metër kub dru zjarri, dhe 103 metër kub dru teknik.

Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski tha se në tre vitet e fundit janë ngritur mbi 6000 kallëzime për kundërvajtje dhe penale dhe janë dhënë 3100 aktgjykime të plotfuqishme kundër prerjeve të paligjshme të druve për ngrohje.

“Do të veçoj aksionin e madh policor që u organizua më 19 dhe 20 shtator në Shkup në vendin e quajtur rrafshi tek Mali i Zi i Shkupit, një nga pikat kritike ku u privuan nga liria më shumë se 10 personave. Gjatë muajit tetor dhe nëntor janë kryer disa aksione të përbashkëta në Jabllanicë ku janë privuar një grup i madh njerëzish dhe natyrisht nga shifrat përcaktohet një numër i madh të objekteve të sekuestruara”, tha Nikollovski./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme