Për vetëm tre ditë rindërtojnë autostradën, ndërrojnë binarët dhe hapin tunelin, gjithçka ndodhi në qendër të Amsterdamit

Punëtorët e ndërtimit në Amsterdam kanë arritur t’i ndërrojnë binarët e hekurudhës, dhe të ndërtojnë një tunel prej betoni për trenin për – dhe atë për vetëm tre ditë.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq një ekip të punëtorëve të palodhshëm që punojnë 24 orë për të rindërtuar rrugën e re të autostradës, ndërrojnë binarët dhe të hapin një tunel të betonit në një afat rekord

Vlen të theksohet se bëhet fjalë për tunelin me 3 mijë tonelata beton, që përfundoi para kohës së paraparë nga kontraktuesit dhe punëdhënësi.

Ndërtimi është pjesë e projektit prej 1.6 miliardë euro për zgjerimin e hekurudhës së Amsterdamit dhe zonës së saj përreth.

Por për të pasur hapësirë të mjaftueshme për manovrim, ata është dashur të largojnë fillimisht binarët dhe të fillojnë me ndërtimin e rrugës dhe të tunelit.

Videoja tregon më së miri se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë një gjë është e sigurtë që ajo deri më tani ka marrë miliona shikime dhe pëlqime për shkak të saktësisë, pastërtisë dhe punës cilësore të kryer nga punëtorët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme