Nard Ndoka thotë se mosbindja civile e opozitës, e cila konsistoi në bllokimin e 6 akseve rrugore nga veriu në jug të vendit, është sensibilizuese, “për të treguar se në Shqipëri ka një problem, për faktin se kryeministri ka bllokuar sistemin, ka kapur drejtësinë dhe ka bllokuar rotacionin”.
I pyetur nëse me këtë formë proteste do të ndryshojë qasja e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës, Ndoka tha se “shefi i qeverisë është i papërgjegjshëm”.
Kreu i Demokristianëve u shpreh se ai nuk hyn në kategorinë e politikanëve që beson se Rama rrëzohet me 1 apo 2 protesta.
Ai më tej shtoi se hapat që do të ndiqen në vijim nga opozita do të shkojnë deri në “ballafaqim në Parlament dhëmbë për dhëmbë e ballazi me Edi Ramën duke ia bërë atij sterr”. Kjo pasi sipas Ndokës, kryeministri nuk e njeh Parlamentin, nuk e njeh drejtësinë, as sistemin gjyqësor.