Përbërja e re e antikorrupsionit, me aktivitet të ulët

Gazetare: Ajnur Bafqari

Pandëshkueshmëria ndaj shkelësve të ligjit ka bërë që të ulet interesimi i qytetarëve për të bërë denoncime në komisionin për parandalimin e korrupsionit. Kështu deklaroi ish anëtari i komisionit kundër korrupsionit, Shemshi Sallai, duke nënvizuar se kjo është arsyeja përse në përbërjen e re të komisionit Antikorrupsion duket se ka aktivitet më të ulët krahasuar me atë të përbërjes paraprake.

“Edhe si rrjedhojë e kësaj më tepër është te organet shtetërore që nuk ndërmarrin masa dhe nuk ndëshkojnë personat që bëjnë shkeljet ligjore. Kjo edhe e ka rrëzuar këtë interesim që është sot në komisionin për parandalim të korrupsionit dhe denoncimet që bëheshin edhe pse nga ana jonë procedoheshin edhe bënim iniciativa në organet tjera, siç është prokuroria ose inspektoratet të ndryshme dhe organe gjegjëse që duheshin të veprojnë, ata nuk merrnin masa. Edhe këtu është ajo interesimi që bie nga denoncimet”, tha Shemshi Sallai, ish anëtar i Komisionit Kundër korrupsionit.

Sallai shtoi më tej se krahasuar me periudhën e mëparshme, ka rënë edhe interesimi i opozitës për denoncim.

“Në anën tjetër ka edhe një dukuri tjetër që në periudhën tonë, opozita e atëhershme, gati se kohë pas kohe bënte denoncime publike dhe për ato denoncime kërkonte edhe përgjigje rreth asaj se deri ku kanë arritur proceset e denoncimeve që ata i kanë bërë. Kështu që detyrimisht ne, donim apo jo, duhej të jemi publik dhe transparent rreth punës tonë, që një gjë e tillë interesimi në kohën e sotme është shumë më i vogël nga ana e opozitës”, shtoi Shemshi Sallai, ish anëtar i Komisionit Kundër korrupsionit.

Ai bën thirrje për vetëdijesimin e qytetarëve dhe fton ata që pavarësisht rezultateve të denoncojnë shkeljet. Sallai u bën thirrje edhe organeve shtetërore që të marrin masa dhe të ndëshkojnë shkelësit e ligjeve./Alsat.km

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme