Përçahet edhe një parti shqiptare, Besa shkarkon kryetarin

Vetëvendosja nuk është e vetmja parti shqiptare në rajon e përballur me një krizë të thellë të brendshme. Përçarjet kanë pllakosur edhe Lëvizjen Besa në Maqedoni, kryetari i së cilës Bilal Kasami u shkarkua nga anëtarët e kryesisë qendrore pas një takimi të mbajtur në selinë e saj të Shkupit.

Vetë Kasami reagoi ashpër duke e cilësuar këtë vendim të paligjshëm dhe jashtë statusit të partisë. Edhe hyrja në selinë e saj në kryeqytet sipas tij u bë në mënyrë ilegale ashtu sikurse, siç këmbëngul ai, janë manipuluar edhe faqet zyrtare në Facebook.

“Këshilli Qendror ka shkelur me çdo veprim të tij statutin e kanë dëmtuar Lëvizjen Besa”, deklaroi Kasami, “pjesëtarët e tij kanë hyrë në mënyre të paligjshme në selinë në Shkup ashtu siç hakuan edhe faqen time personale si dhe atë të Lëvizjes”.

Në mbledhjen e Këshillit, ishte diskutuar ndër të tjera përgjegjësia e liderit të Besës, për zgjedhjet lokale dhe shkelja e statutit të partisë, transmeton KP.

Në krahun e Kasamit janë rreshtuar dy deputetë të tjerë, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli. Anën e kryetarit të ri Nexhbedin Kahremani e mbajnë dy ligjvënës të tjerë, bashkëthemeluesi Afrim Gashi dhe Rexhep Memedi.

Sipas mediave vendase, me këtë lëvizje goditet rëndë grupi parlamentar i kësaj lëvizjeje. Përçarja e krerëve të Besës, thonë ata, është përjetuar rëndë tek elektorati i saj.

Lëvizja Besa, një forcë mjaft e re politike u krijua më 2014, si vullnet i një grupi të pakënaqur me përfaqësimin që po u bëhej shqiptarëve në skenën politike të Maqedonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme