Përdhunimi i 50 vjeçares shqiptare, dëshmia e gruas që e ndihmoi është tronditëse

Faktet që vazhdimisht dalin në dritë në lidhje me përdhunimin e shqiptares në zonën e Petralona në qendër të Athinës, vazhdojnë të jenë tronditëse.

‘’Isha e para që pashë 50 vjeçaren. E gjeta atë gjysmë të zhveshur dhe me fytyrë të deformuar nga rrahjet, ajo ishte shumë rëndë psikologjikisht. Ai ishte brenda dhe ulërinte.  Gruaja arriti të dilte nga ballkoni dhe të largohej nga banesa. Policia erdhi shumë vonë, në 10 të mbrëmjes’’ është shprehur gruaja që dëgjoi 50 vjeçaren të thërristë për ndihmë teksa përpiqej të dilte nga banesa.

Sipas Ant1, pastruesja i tregoi vetë gruas që e ndihmoi, pasi ajo u largua nga spitali dhe shkoi në Polici për të bërë denoncimin.
Gjithashtu gruaja që ndihmoi pastruesen 50 vjeçaren ka bërë një denoncim në polici pasi 35 vjeçari ka kërcënuar atë dhe vajzën e saj.

“Kemi frikë. Jemi në shtëpi me grila të ulura. “Policia na tha që të mos hapim grilat, as të hapim derën kur bie një zile,” përfundoi gruaja që ndihmoi për herë të parë 50-vjeçaren në Petralona.

Policia ka identifikuar personin i cili dyshohet se përdhunoi dhe rrahu 50 vjeçaren në Petralona.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme