Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor mbërrin sot për një vizitë dyditore në vendin tonë

Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach do të arrijë sot për një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

– Advertisements –

Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesi Special Sir Stuart Peach do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe do të ketë takime të veçanta me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani dhe ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach, tani si përfaqësues special i kryeministrit Boris Johnson, do të pritet në vendin tonë nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gjatë vizitës së tij në vendin tonë, Përfaqësuesi Special Peach do të diskutojë me bashkëbiseduesit e tij për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të forta dypalëshe ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit të tij të punës në Shkup, i cili më pas me takime vazhdon në Bullgari, Përfaqësuesi Special Sir Stuart Peach do të takohet edhe me përfaqësues të opozitës dhe disa nga organizatat rinore të vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme