Përfaqësuesja e komunitetit ukrainas në Maqedoni, Tamila Velkovska shprehu zhgënjimin e saj me disa qytetarë maqedonas të cilët shprehin mbështetje për presidentin rus Vladimir Putin në agresionin kundër Ukrainës. Siç tha ajo në emisionin “200” në Alsat, nuk e kupton se si është e mundur që qytetarët e një shteti anëtar të NATO-s të kenë pikëpamje hipokrite.
– Advertisements –
“Nuk e kuptoj dot atë shpirt hipokrit ballkanik, kur nga njëra anë thonë se janë kundër Perëndimit, dhe nga ana tjetër dërgojnë atje të jetojnë dhe të mësojnë fëmijët e tyre. Vendi është anëtar i NATO-s dhe ata janë kundër NATO-s. Kjo, si njeri i zakonshëm, nuk më është e qartë… duke mos dashur të futem në politikë”, thotë Velkovska.