Përfituan rreth 150 mijë euro nga veteranët e rrejshëm, aktakuzë ndaj 4 personave në Skenderaj

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj, kundër të pandehurve M.I, F.H, H.F dhe B.H në drejtim të veprave penale “Mashtrim”, nga neni 335 paragrafi 2, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria njofton se të pandehurit, në fillim të vitit 2018 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë paraqitur fakte të rreme duke lëshuar certifikata dhe vërtetime të veteranëve të luftës.

“Po ashtu, të dyshuarit e lartcekur kanë përpiluar dokumentacionin-certifikatat dhe vërtetime të veteranëve në emër të këtyre personave me qëllim të shfrytëzimit të këtyre dokumenteve si origjinale”, thotë Prokuroria, raporton Koha.net.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë kryer veprat penale “Mashtrim”, nga neni 335 paragrafi 2, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Të njëjtit me këto veprime kanë dëmtuar rreth 60 persona, me ç’rast për një veprim të tillë kundërligjshëm kanë përfituar deri në 2500 €”, theksoi Prokuroria në njoftimin për media.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme