Një apartament në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë mesditë, duke shkaktuar panik në zonë.
Burime bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit.
Sipas raportimeve të deritanishme, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shpërthim i një bombole gazi. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku pritet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e plota të zjarrit.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.