KORÇË– Një stan bagëtish në fshatin Kakaç të Maliqit (Korçë) është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por janë djegur bagëtitë.
Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse nuk ka mundur të shpëtojë asnjë prej bagëtive.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkakun e zjarrit dhe nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë qenë aksidental.