Përfundojnë debatet për Ligjin e ri të vetëqeverisjes lokale, drafti i gatshëm në mars

Me ligjin i ri të vetëqeverisjes lokale, nuk do të shkarkohen kryetaret e tanishëm të komunave. Por i njëjti do t’i përfshijë kryetaret e ardhshëm të komunave të cilët do të marrin mandatin pas zgjedhjeve të ardhshme lokale. Bisedimet shkojnë në drejtimin e një zgjidhje ligjore me të cilën, nëse ndonjë kryetar komune nuk e bën siç duhet punën e tij si kryetar komune atëherë qytetarët do të mund ta shkarkojnë nga detyra me referendum. Deri më 30 mars duhet të krijohet një draft version i tij, kurse miratimi do të bëhet e shumta gjatë verës.

“Ligji i ri i cili do të sillet, do t’i përfshijë kryetarët e rinj të komunave të cilët do t’i marrin mandatet e tyre pas nëntorit. Pra, Danela Arsovska nuk do të përfshihet në këtë ligj? “Është e pamundur të miratohet një ligj për veprim retrograd që të jetë për të gjithë ata që do të marrin detyrën pas zgjedhjeve komunale të planifikuara për në nëntor, ne nuk mund të ndryshojmë ligje sipas preferencave personale, thjesht duam të përmirësojmë situatën dhe shtetin në nivel lokal dhe që të gjithë ata palë të interesuara që preken nga kjo zgjidhje ligjore të kenë një zgjidhje më cilësore dhe më të qëndrueshme”, deklaroi Zlatko Perinski – Ministrit i Vetëqeverisjes Lokale. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme