Përfundon hetimi për keqpërdorimet në Onkologji

Ka përfunduar hetimi në Onkologji, për mashtrim në detyrë dhe abuzime me terapinë biologjike, konfirmoi Prokuroria. Tani mbrojtja duhet të inspektojë dhe ndoshta të dorëzojë provat e saj brenda 15 ditëve.

Pothuajse një vit më parë, Prokuroria e Shkupit hapi hetim kundër dy ish-drejtorëve, drejtorit mjekësor Nino Vasev dhe drejtorit ekonomik Nehat Nuhi, si dhe ndaj tre mjekëve të tjerë onkologë, të dyshuar për ndihmë dhe nxitje.

“Prokuroria kryesore publike e Shkupit ka përfunduar procedurën hetimore për rastin e keqpërdorimeve në Klinikën e Onkologjisë. Procedura është në fazë në të cilën po kalojnë afatet e parapara me Ligjin për procedurë penale, pas së cilës opinioni do të njoftohet për vendimin e prokurorit publik dhe materialin dëshmues”, thonë nga Prokuroria Publike në Shkup.

Në dhjetor të vitit të kaluar, në një konferencë me gazetarë, Prokuroria tha se ka marrë ekspertizën nga Serbia, në të cilën janë analizuar historitë e 16 pacientëve dhe janë vërtetuar dyshimet për trajtim jo të duhur, përkatësisht se disa pacientëve nuk iu është dhënë terapi edhe pse ajo ishte e përshkruar në emër të tyre.

Kur u hap hetimi në janar 2024, Prokuroria doli me një shumë prej gati 30 milionë eurosh për përfitim pasuror.

Një nga aspektet e hetimit ishte blerja e barnave në kundërshtim me ligjin dhe ka dyshime dhe mospërputhje në dozën e terapisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme